Analisti politik Imer Mushkolaj ka shprehur mendimin e tij për zhvillimet pas dështimit të formimit të Qeverisë, duke theksuar se presidentja Vjosa Osmani vepron në përputhje me skenarin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Gjatë një paraqitjeje në Debat Plus, Mushkolaj tha se Osmani ka filluar të mbështesë Kurtin që kur kritikoi ashpër Gjykatën Kushtetuese. Sipas Mushkolaj, ndalimi i dialogut strategjik me SHBA-të nuk mund t’i atribuohet vetëm Kurtit, por edhe Osmanit.
Ai thekson se, që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Kurti ka synuar të vazhdojë bllokadën politike, një situatë që nuk do të zgjidhet as me zgjedhjet e ardhshme. Mushkolaj gjithashtu parashikon se Osmani mund të shtyjë vendimin për datën e zgjedhjeve deri në afatin e fundit kushtetues.
Ai beson se qëllimi i Kurtit është që kriza politike të zgjasë deri në zgjedhjen e presidentit të ri, një qëllim që do të ndikojë edhe në veprimet e Osmanit.

Leave a Reply