Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj për reagimin e institucioneve pas përmbytjeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit.
Ajo ka theksuar se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e komunave të prekura, të cilët po punojnë për menaxhimin e situatës në terren me ndihmën e institucioneve qendrore. Osmani ka vlerësuar punën e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, e cila po bashkëpunon ngushtë me organet e rendit për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.
Ajo gjithashtu ka falënderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës për gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë të menjëhershme, duke vënë në dispozicion burimet e nevojshme njerëzore dhe logjistike. Përmes postimeve në rrjetet sociale, Presidentja ka ndarë fotografi nga terreni që pasqyrojnë pasojat e vërshimeve në disa qytete të vendit, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe mbështetjes institucionale në këto momente të vështira.

Leave a Reply