Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur zhgënjimin e saj ndaj Bashkimit Evropian në një intervistë për “Politico”, duke theksuar se përparimi i Kosovës nuk po vlerësohet nga Brukseli.
Ajo thekson se Kosova ka mbetur e bllokuar në rrugën e saj integruese, megjithëse është plotësisht e përafruar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Osmani deklaroi se Kosova nuk kërkon bamirësi, por vlerësim për reformat e ndërmarra në fusha si ekonomia, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.
Ajo shpreson që Gjermania të ndihmojë në avancimin e këtij procesi të bazuar në merita. Aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat i dorëzuar në dhjetor 2022, sipas saj, ende nuk është shqyrtuar nga BE-ja.
Për më tepër, Osmani thekson se Kosova, me popullsinë më të re dhe të aftë në Evropë, duhet parë si një potencial i madh ekonomik dhe strategjik, jo si barrë, pasi stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është kyç për sigurinë e Evropës.

Leave a Reply