Osmani, Kurti dhe Gërvalla vizitojnë SHBA-në: Maliqi kritikon si një lëvizje me qëllime propagandistike më shumë sesa konstruktive

Analisti kosovar, Agon Maliqi, ka dhënë mendimin e tij rreth vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministres së jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, raporton Express.

Sipas Maliqit, kjo vizitë shihet kryesisht si një përpjekje për të dërguar një mesazh brenda Kosovës që marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së janë të shëndosha, shkruan Express.

“Një përpjekje për të çuar mesazh brenda Kosovës, se raportet janë në rregull”, ka deklaruar Maliqi në emisionin Kosova Live të T7.

Më tej, ai ka shtuar se vizita ka më shumë një karakter propagandistik dhe synon konsum të brendshëm, veçanërisht nga ana e kryeministrit.

“Më shumë për efekt propagandistik, sesa diçka pozitive. Kosova është në marrëdhënie të ngrira me SHBA dhe është për konsum të brendshëm, sidomos nga ana e kryeministrit”, ka theksuar Maliqi./Express/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *