Osmani: Kuvendi i konstituuar, shpresë për qeveri të re së shpejti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kuvendi është tashmë i formuar plotësisht dhe pret që një qeveri e re të merr mandatin e plotë sa më shpejt.

Sipas saj, pas mandatimit të Albin Kurtit për formimin e qeverisë, përgjegjësia për krijimin e koalicioneve i takon partive politike. Osmani theksoi se përkushtimi i saj për konstituimin e Kuvendit ka qenë i vazhdueshëm, por e gjithë procedura ka qenë e varur nga vullneti i partive dhe deputetëve.

Ajo shtoi se ky proces është përmbyllur me sukses dhe tashmë Kuvendi është funksional. Presidentja njoftoi se ka mandatuar Albin Kurtin menjëherë pas konstituimit, duke qenë se ai është kandidati i propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve të fundit.

Kurti ka një afat prej 15 ditësh për të formuar qeverinë, dhe Osmani shpreson që koalicionet të arrijnë marrëveshjet e nevojshme për krijimin e një qeverie të qëndrueshme që do të adresojë interesat e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *