Osmani mirëpret Prattipatin, pranon urimet e Trump për Vitin e Ri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një takim me Anu Prattipati, e Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në këtë takim, të dyja palët diskutuan mbi zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare dhe rëndësinë e ruajtjes së standardeve demokratike më të larta. U theksua gjithashtu domosdoshmëria e formimit të shpejtë të institucioneve, duke respektuar në mënyrë rigoroze kushtetutën e Kosovës.

Në komunikatën e Presidencës së Kosovës, u nënvizua vendosmëria e Presidentes Osmani për të përparuar në bashkëpunim me SHBA-në, duke ruajtur një marrëdhënie të ngushtë dhe të besueshme. Anu Prattipati i përcolli Presidentes Osmani dhe Zotërisë së Parë urimet për Vitin e Ri nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Përveç zgjedhjeve, u diskutuan edhe tema të tjera kyçe në fushën e bashkëpunimit dypalësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *