Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për BBC, ka theksuar rëndësinë e përvojës historike të Kosovës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në arritjen e paqes.
Ajo nënvizoi se, falë ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara dhe mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar e vendeve demokratike, Kosova ka arritur lirinë dhe pavarësinë, duke shpëtuar jetë gjatë konfliktit 26 vjet më parë. Osmani, si anëtare e Bordit të Paqes të presidentit amerikan, theksoi se Kosova është bërë pjesë e këtij mekanizmi për shkak të përvojës së saj në ndërtimin e paqes.
Ajo kujtoi se në atë kohë, populli i Kosovës përballej me gjenocid, por ndërhyrja e komunitetit ndërkombëtar i dha vendit një shans për të jetuar në paqe dhe liri. Duke folur për rolin e organizatave ndërkombëtare, Osmani deklaroi se krijimi dhe ruajtja e paqes kërkojnë bashkëpunim të fuqishëm.
Ajo theksoi se organizatat si OKB-ja mund të punojnë së bashku për të ndihmuar në arritjen e paqes dhe ruajtjen e saj në mbarë botën.

Leave a Reply