Në qytetin e Shkodrës, në kuadër të 113-vjetorit të Pavarësisë, morën pjesë ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë festimeve, Spiropali theksoi rëndësinë e Shkodrës si simbol i unitetit dhe bashkimit kombëtar. Në një atmosferë festive kuqezi, Spiropali shprehu mirëseardhjen për presidenten e Kosovës, duke theksuar se shqiptarët janë mikpritës të vërtetë.
Ajo e cilësoi Vjosa Osmanin jo thjesht si një mike, por si një pjesëtare të familjes, duke nënvizuar lidhjet e forta midis shqiptarëve të të dyja vendeve. Ministrja vuri në dukje se synimi më i madh në këtë përvjetor është që flamuri shqiptar të valëvitet edhe në Bruksel.
Ajo theksoi se ndodhemi më afër se kurrë përmbushjes së aspiratave kombëtare, por kjo kërkon vazhdimin e reformave, forcimin e shtetit ligjor dhe modernizimin ekonomik për të arritur standardet europiane.

Leave a Reply