Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi nga Brukseli se në përfundim të samitit BE-Ballkani Perëndimor është marrë vendimi për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Ajo sqaroi se një pjesë e masave do të largohen menjëherë, ndërsa të tjerat do të hiqen deri në fund të janarit. Gjatë komunikimit të këtij lajmi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pa në video duke e përgëzuar presidenten Osmani për këtë zhvillim.
Osmani, nga ana e saj, falënderoi Ramën për ndihmën e tij në këtë proces. Presidentja theksoi gjithashtu se fondet e bllokuara do të lirohen kryesisht që sot, ndërsa pjesa e mbetur do të jetë e disponueshme në muajin janar.

Leave a Reply