Osmani para trupave amerikane: Në momentet më të vështira, SHBA mbështeti Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani mbajti një fjalim në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, ku diskutoi rrugëtimin e Kosovës nga mbijetesa në liri, rolin e ushtarëve amerikanë dhe aleancën historike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Gjatë fjalimit, Osmani theksoi se ishte Amerika dhe NATO ato që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe sigurisë.

“Isha një vajzë e re kur Kosova po përballej me një luftë gjenocidale të Millosheviqit. Ishte një kohë kur ne po detyroheshim të largoheshim nga shtëpitë tona, kur më të dashurit tanë po vriteshin para syve tanë, dhe kur fëmijëria jonë ishte thjesht në luftë dhe konflikt”, u shpreh Osmani.

“Në orët më të errëta, Amerika qëndroi me ne. Ishin ushtarët amerikanë bashkë me vendet aleate të NATO-s, që dëshpërimin në Kosovë e kthyen në shpresë, frikën në siguri dhe okupimin në liri”, tha tutje Osmani.

Presidentja e vendit shprehu përsëri mirënjohjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që i japin Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *