Në përvjetorin e 558-të të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë e figurës së tij historike.
Në një postim në Facebook, Osmani vlerësoi Skënderbeun si simbol të qëndresës dhe identitetit të përhershëm shqiptar, duke e quajtur atë “shpata e lirisë” dhe një strateg të shkëlqyer të betejave. Ajo nënvizoi se Skënderbeu nuk mbrojti vetëm trojet shqiptare, por edhe dinjitetin dhe lirinë e kontinentit evropian.
Sipas saj, nga Kruja deri në zemrën e Evropës, emri i Skënderbeut u kthye në një simbol të nderit dhe qëndresës për popullin shqiptar. Presidentja përfundoi mesazhin e saj me një homazh për kryetrimin Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Leave a Reply