Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti ambasadorin e ri jorezident të Bangladeshit në Kosovë, Muhammad Zulqar Nain, të cilit i dorëzoi letrat kredenciale.
Në këtë rast, ajo e mirëpriti ambasadorin dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen që Bangladeshi ka ofruar për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Gjatë takimit, Presidentja Osmani kujtoi takimin e saj me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së në New York, duke nënvizuar përkushtimin për forcimin e lidhjeve bilaterale në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit.
Nga ana tjetër, ambasadori Nain theksoi dëshirën e Bangladeshit për të forcuar më tej lidhjet diplomatike dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me Kosovën. Ai përcolli urimet e ngrohta të udhëheqësisë së Bangladeshit për popullin e Kosovës, duke shprehur besimin se marrëdhëniet mes dy vendeve do të thellohen në të ardhmen.

Leave a Reply