Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se planifikon të takohet së shpejti me Presidenten Vjosa Osmani për të diskutuar çështje të rëndësishme.
Ai theksoi se, përpara këtij takimi, duhet të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re, duke nënvizuar se pengesat në këto procese janë tashmë të zgjidhura. Kurti sqaroi se hapi i parë është certifikimi i rezultateve zgjedhore, pasuar nga konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë.
Vetëm pas këtyre hapave, do të merret në konsideratë zgjedhja e presidentit të ri. Ai nënvizoi rëndësinë e këtyre proceseve para se të zhvillohet diskutimi me Presidenten Osmani mbi rrugën e mëtejshme.
Mandati aktual i Presidentes Vjosa Osmani përfundon në prill të vitit 2026, pasi ajo mori detyrën më 4 prill 2021. Kurti la të kuptohet se hapat institucionalë do të respektohen para se të merren vendime të reja.

Leave a Reply