Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar në Facebook një video që dokumenton “takimet intensive” me liderët europianë, duke theksuar se këto bisedime çuan në heqjen e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.
Gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, Osmani vuri në dukje se këto takime prodhuan rezultate konkrete për vendin. Ajo ka shprehur mirënjohje të veçantë për liderët e Bashkimit Evropian dhe partnerët tjerë për vlerësimin e përpjekjeve të pareshtura të Kosovës.
Në deklaratën e saj, Osmani theksoi rëndësinë e këtyre zhvillimeve për vendin dhe falënderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë arritje, duke nënvizuar përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për të përmbushur standardet dhe angazhimet ndërkombëtare.

Leave a Reply