Osmani thërret liderët e partive për Bordin e Paqes

Për disa ditë, Forumi Ekonomik Botëror u zhvillua në Davos të Zvicrës, ku morën pjesë udhëheqës të ndryshëm botërorë, përfshirë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani.

Ndër pjesëmarrësit ishte edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili u bë qendër e vëmendjes për shkak të nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes. Edhe Osmani ishte nënshkruese e kësaj karte, dhe për këtë arsye, ajo planifikon të mbledhë liderët e partive politike në Kosovë për të diskutuar mbi pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Bord dhe për të dhënë informata të mëtejshme mbi këtë çështje.

Kjo është bërë e ditur nga Learta Hollaj, shefja e kabinetit të Osmanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *