Besnik Osmani, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, ka shprehur pakënaqësi pas shpalljes së rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Këto rezultate tregojnë se Valon Prebreza nga Lëvizja Vetëvendosje është fitues në balotazh. Gjatë një lidhjeje direkte në Debat Plus, Osmani deklaroi se ka uruar Vetëvendosjen si subjekt politik, por nuk do të bëjë të njëjtën gjë për kundërshtarin e tij, Valon Prebrezën.
Ai theksoi se kjo vjen si rezultat i fushatës që Prebreza ka zhvilluar, të cilën Osmani e cilësoi si të papranueshme. Osmani u shpreh se nuk do ta urojë kurrë Prebrezën për shkak të “gjuhës dhe punës së ndytë” gjatë fushatës, duke shtuar se do ta kishte uruar me dëshirë në rrethana të tjera.

Leave a Reply