Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj Turqisë për dorëzimin e sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të cilat Kosova i pranoi sot.
Këto sisteme, të porositura në dhjetor 2023, përbëjnë një shtim të rëndësishëm në kapacitetet mbrojtëse të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani publikoi fotografi të sistemeve të reja, duke falënderuar Turqinë në gjuhën turke dhe duke përfshirë flamujt e të dy vendeve, si shenjë e lidhjeve të ngushta mes tyre.
Lajmin për ardhjen e këtyre pajisjeve e konfirmoi Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Dorëzimi i sistemeve OMTAS shënon një hap përpara në përpjekjet e Kosovës për të forcuar mbrojtjen e saj kombëtare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë.

Leave a Reply