Gjatë vizitës së saj në New York, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas. Diskutimet u përqendruan në zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Presidentja Osmani nënvizoi se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është një prioritet kyç për vendin dhe kërkoi heqjen e masave të vendosura nga BE ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si “të padrejta dhe të dëmshme.” Ajo gjithashtu theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.

Leave a Reply