Osmani zhvillon takim me drejtuesit e IKKL-së për historinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një takim me drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, Atdhe Hetemi.

Në këtë takim u diskutua për progresin e deritanishëm të institutit, sfidat e tyre, dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dokumentimit të krimeve gjatë luftës në Kosovë. Osmani theksoi se dokumentimi dhe arkivimi i krimeve të luftës janë thelbësore për ruajtjen e kujtesës kolektive dhe për zbardhjen e të vërtetës mbi gjenocidin e kryer nga Serbia.

Ajo vuri theksin në rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve, si Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Instituti ka mbledhur deri më tani rreth 400 metra linearë dokumente fizike dhe më shumë se 20 terabajtë të dhëna digjitale, të marra nga 650 burime të ndryshme.

Osmani ftoi gjithashtu qytetarët që të kontribuojnë me materiale dhe dëshmi për të ndihmuar në punën e institutit, duke ndriçuar kështu historinë e vuajtjeve të tyre gjatë luftës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *