OVL e UÇK-së vlerëson vendimin e Gjykatës Supreme për udhëzimin financiar

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur kënaqësinë e saj për vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, që ka anuluar nenin diskriminues të Udhëzimit Administrativ Nr.01/2025.

Ky nen kufizonte të drejtën e veteranëve për të marrë kompensim financiar. Në deklaratën e saj, OVL UÇK thekson se ky vendim përbën një triumf për drejtësinë dhe ligjin, duke rregulluar një padrejtësi të bërë ndaj veteranëve të punësuar në sektorin privat, të cilëve u ishin mohuar të drejtat për kompensim.

Gjykata Supreme ka sqaruar se e drejta e përfitimit për veteranët nuk duhet të ndikohen nga statusi i punësimit, por nga natyra e punëdhënësit, duke përjashtuar vetëm ata që marrin paga nga buxheti i shtetit. Gjithashtu, OVL UÇK nënvizon se ky vendim tregon qartë se ligji që mbron lirinë dhe dinjitetin e luftëtarëve nuk mund të manipulohet me akte nënligjore, dhe se çdo përpjekje për kufizimin e të drejtave të tyre është në kundërshtim me Kushtetutën dhe vlerat çlirimtare.

Në përfundim, organizata falënderon Gjykatën Supreme për vendimin e drejtë dhe të guximshëm, që forcon shtetin ligjor dhe mbron të drejtat e veteranëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *