Një shpërthim i rëndë ndodhi sot në fshatin Nikaj, në rrugën që lidh Kaçanikun me Ferizajn, duke lënë një person të lënduar.
Ngjarja u shkaktua nga një bombol oksigjeni, ndërsa i dëmtuari u dërgua menjëherë për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla, ka njoftuar për Arbresh.info se pacienti ndodhet në gjendje stabile, edhe pse ka pësuar lëndime të rënda.
Ai po merr trajtimin e nevojshëm në Qendrën Emergjente dhe ka gjasa të vazhdojë mjekimin në Klinikën Torakale. Ky incident ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve, të cilat po hetojnë rrethanat që çuan në shpërthim.
Ndërkohë, gjendja shëndetësore e të lënduarit po monitorohet nga mjekët për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Leave a Reply