Pacolli: E vërteta ka më shumë rëndësi sesa zhurma

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë thirrje për reflektim mbi gjendjen e tanishme të shoqërisë shqiptare, duke theksuar domosdoshmërinë e së vërtetës dhe punës së ndershme përballë korrupsionit dhe interesave vetjake.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shprehur shqetësimin e tij për ndryshimin e vlerave shoqërore ndër vite, duke krahasuar të kaluarën me gjendjen aktuale. Ai ka vërejtur se dikur njerëzit mburreshin me punën e tyre, ndërsa sot shpesh herë me gënjeshtra të mirëformuluara.

Pacolli thekson se e vërteta është zëvendësuar nga mashtrimi dhe përfitimet personale, gjë që e sheh si një sfidë për shoqëritë në tranzicion. Megjithatë, ai shprehet optimist për të ardhmen, duke theksuar se ndonëse e tashmja mund të dominohet nga gënjeshtrat, e vërteta do të triumfojë gjithmonë në të ardhmen.

“Unë zgjedh të qëndroj me të vërtetën,” përfundon Pacolli, duke inkurajuar një rikthim tek vlerat e sinqeritetit dhe integritetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *