Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj ekspertit të sigurisë, Ilir Kulla, pas disa komenteve që ky i fundit bëri për të.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka kritikuar Kullën për mosmirënjohjen që ai tregon ndaj mikpritjes së ofruar në të kaluarën. Pacolli e akuzon Kullën për mosrespektimin e mikpritjes dhe për kujtime të shkurtra, duke theksuar se gjithmonë është trajtuar me nder nga ai dhe familja e tij.
Ai kujton se Kulla ka qenë i mirëpritur jo vetëm një herë dhe ka ngrënë bukë në shtëpinë e tij. Në përmbyllje të reagimit të tij, Pacolli shpreh shqetësimin për njerëzit që nuk e vlerësojnë mikpritjen, duke përfunduar me një thënie kritike për ata që, sipas tij, nuk tregojnë respekt për konakun ku janë mikuar.

Leave a Reply