Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka diskutuar për situatën e bllokuar politike në vend, duke përmendur dy mundësi të mundshme për zgjidhje.
Në një intervistë për “FrontOnline”, ai theksoi se njëra nga rrugët është arritja e një marrëveshjeje teknike mes partive për formimin e Kuvendit. Pacolli shpjegoi se një skenar pragmatik mund të jetë arritja e një marrëveshjeje taktike në momentet e fundit para skadimit të afatit.
Kjo do të përfshinte një kompromis minimal, si votimi i kandidatit nga Lista Serbe, me kusht që roli të mbetet simbolik ose me kompetenca të kufizuara. Ndërsa skenari tjetër, sipas Pacollit, është ai konfliktual, ku mungesa e lëvizjes do të çonte vendin në zgjedhje të reja.
Ai vuri në dukje se, për shkak të klimës aktuale të mosbesimit, ky opsion po fiton rëndësi gjithnjë e më shumë.

Leave a Reply