Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër pas përmendjes së emrit të tij në dosjen e Jeffrey Epstein.
Në një postim në ‘Facebook’, Pacolli e përshkroi situatën si një nga momentet më të vështira të jetës së tij, duke theksuar se përballja me akuzat ka qenë shumë sfiduese. Ai pretendon se veprimet kundër tij kanë përfshirë jo vetëm mashtrime dhe falsifikime dokumentesh, por edhe tentativa për poshtërim, vjedhje dhe përbuzje.
Sipas tij, këto akte janë shoqëruar me përpjekje për të dëmtuar reputacionin dhe pronën e tij, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorë të tjerë. Pacolli ka bërë të ditur se është i gatshëm të paraqesë faktet për këto akuza në gjykatat penale dhe civile në disa vende, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
Ai synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth këtyre çështjeve dhe të nxisë kujdesin ndaj pabesisë, duke theksuar rëndësinë e besimit të matur te bashkëpunëtorët.

Leave a Reply