Padia kundër Vuçiqit për “Sarajevo Safari” pritet në Serbi

Avokati Çedomir Stojkoviq ka bërë të ditur se do të ngrejë padi ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Prokurorinë e Beogradit për përfshirje të dyshuar në aktivitetin e njohur si “Sarajevo Safari”.

Stojkoviq theksoi se hetimet për këtë çështje nuk duhet të kufizohen vetëm në Itali, ku kanë filluar, por të shtrihen edhe në Serbi. Ai planifikon të kërkojë hetime nga Prokuroria për Krime Lufte dhe Prokuroria për Krim të Organizuar në lidhje me aktivitetet në Sarajevë.

Avokati argumentoi se ka dëshmi që tregojnë se ture të tilla janë organizuar nga Beogradi dhe Vuçiq, si shtetas serb, është i përfshirë. Sipas tij, Prokuroria e Beogradit duhet të hetojë dhe të përfshijë të gjithë të dyshuarit, duke përfshirë Vuçiqin.

“Sarajevo Safari” nënkupton pjesëmarrjen e të huajve që paguanin për të gjuajtur me snajper gjatë rrethimit të Sarajevës nga 1992 deri në 1995. Vuçiq ka mohuar çdo përfshirje ushtarake, duke deklaruar se atë kohë punonte si gazetar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *