Kryeministri Albin Kurti ka shpallur planet e tij për qeverisjen e ardhshme, duke vënë theksin në përmirësimin ekonomik dhe mbështetjen sociale.
Në një deklaratë, Kurti zbuloi pesë vendimet e para që synon të ndërmarrë kur të fillojë mandatin e ri. Një nga prioritetet është miratimi i një buxheti rekord për vitin 2026, që arrin në 4 miliardë euro.
Ai gjithashtu planifikon të stabilizojë tregun përmes një ligji të ri për çmimet tavan. Një tjetër masë e rëndësishme është heqja e kufizimeve të punësimit për veteranët e UÇK-së, të cilët do të përfitojnë nga beneficione të reja.
Kurti njoftoi se paga e 13-të për shërbyesit publikë do të fillojë në janar 2026. Gjithashtu, miratimi i Pakos për Përballjen me Inflacionin 2.0, me vlerë 200 milionë euro, do të ndihmojë mbi 200 mijë familje duke përfshirë pensionistët, fëmijët me shtesa, studentët dhe punëtorët e sektorit privat.
Kjo pako do të subvencionojë gjithashtu kursimet e energjisë elektrike.

Leave a Reply