Pamje nga nata e vrasjes së Ademajt prezantohen në gjyq

Procesi gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, vazhdon me paraqitjen e provave materiale.

Në seancën e fundit, gjykata shfaqi pamje video ku shihej Naim Murseli duke dalë nga shtëpia në ditën e ngjarjes. Një tjetër video tregonte Liridona Ademajn, e cila mbërriti në shtëpinë e saj në Bërnicë më 29 nëntor 2023, kur edhe u vra.

Murseli, pas largimit me makinë, u takua me Granit Plavën në fshatin Rakovinë, rreth orës 16:30, pranë një pompe benzine. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku kamerat e sigurisë kapën Murselin duke kaluar me veturën e tij Range Rover rreth orës 17:47, ndërsa pas disa sekondash, Granit Plava kaloi me makinë Seat.

Sipas aktakuzës së ngritur më 15 janar 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Murseli, Plava dhe Kokalla ishin marrë vesh që vrasjen ta kryente Plava, në këmbim të një pagese prej 30 mijë eurosh nga Murseli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *