Pamje të reja: Shqiptari i Kosovës rrëmbehet gjatë një dreke

Policia e Vlorës ka arrestuar tre individë, të akuzuar për pengmarrjen e një personi 39-vjeçar nga Kosova.

Burimet policore tregojnë se incidenti lidhet me një borxh të pa paguar, ndërsa viktima dyshohet se është mbajtur peng për dy javë në një apartament në lagjen “Osman Haxhiu”. Tre të dyshuarit do të ballafaqohen me gjykatën, ndërsa avokatët e mbrojtjes kanë dorëzuar materiale që përfshijnë video dhe foto, ku i riu shfaqet me të arrestuarit në situata miqësore.

Sipas mbrojtjes, këto prova sugjerojnë se palët njiheshin dhe se nuk bëhej fjalë për një pengmarrje të vërtetë. Mbrojtja argumenton se denoncimi është bërë nga motra e viktimës, e cila jeton në Suedi.

Sipas avokatëve, viktima kishte kërkuar para nga familja për të shlyer një borxh, duke shtuar se situata është keqkuptuar. Ndërkohë, hetimet vijojnë, dhe gjykata do të shqyrtojë provat e paraqitura nga të dyja palët për të marrë një vendim të drejtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *