Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet gjykimi ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, ku po shfaqen incizime që dokumentojnë ngjarjet e ditës kur u vra Liridona Ademaj.
Prokurorja Javorka Perlinçeviq paraqiti pamjet nga 29 nëntori 2023, ku Naim Murseli shihet duke dalë nga shtëpia e tij. Në një pompë derivatesh në fshatin Cermjan, Granit Plava dhe më vonë Naim Murseli me një “Range Rover” janë filmuar duke mbërritur.
Më vonë, Liridona Ademaj shihet teksa mbërrin në shtëpinë e saj në Bërnicë. Pamjet tregojnë gjithashtu dy të akuzuarit duke dalë nga veturat e tyre, ndërsa Murseli i ofron një pije energjike Plavës.
Në rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë, ku ndodhi vrasja, “Range Rover” dhe “Seat” mbërrijnë me një diferencë prej tre sekondash. Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë gjithashtu mbërritjen e Murselit në një restorant në Graçanicë, së bashku me familjen e tij.
Plava gjithashtu shihet duke hyrë në të njëjtin restorant. Sipas pamjeve, krisma e armës dëgjohet në orën 20:17:22, sipas kohës reale.

Leave a Reply