Paraburgim për katër të arrestuar në hetimin e BKS-së

Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur këtë të shtunë mbi masat e sigurisë për një grup prej 39 individësh të arrestuar, të cilët dyshohen për përfshirje në keqpërdorime të mëdha financiare brenda Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Katër nga të dyshuarit kryesorë janë vendosur në paraburgim me kërkesë të Prokurorisë, ndërsa për 35 të tjerët janë caktuar masa alternative. Sipas akuzave, S.M.

dhe V.B. janë të dyshuar për veprat penale të “Keqpërdorimit të besimit” dhe “Keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike”.

Ndërkaq, Florent Sylejmani akuzohet për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Keqpërdorim të besimit”, ndërsa Yll Çollaku për “Keqpërdorim të besimit”. Pjesa tjetër e grupit do të duhet të raportojë në stacionin policor dhe t’u ndalohet afrimi ndaj objektit të BKS-së apo individëve të lidhur me rastin.

Prokuroria ka zbuluar se ky grup ka organizuar transaksione të dyshimta që kanë shkaktuar dëm mbi 1 milion euro përmes aksidenteve të rreme. Gjyqtari Fatmir Krasniqi ka theksuar rrezikun e lartë të arratisjes së të akuzuarve kryesorë, veçanërisht pas liberalizimit të vizave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *