Parashikimi i Borës për Nesër në Kosovë: Zonat e Pritshme

Në orët e para të së martës, pritet të vijë një front i ftohtë që do të sjellë reshje shiu, herë pas here në formë rrebeshi dhe të shoqëruara me rrufe.

Në zonat malore, pritet të ketë reshje bore. Reshjet do të ndalen gjatë paradites, ndërsa më pas do të ketë vranësira të pjesshme që do të zhduken gradualisht në pasdite.

Era do të fryjë nga veriu dhe do të jetë e fuqishme në disa zona gjatë kalimit të frontit të ftohtë, me shpejtësi që varion nga 15 deri në 55 km/h. Temperaturat e mëngjesit priten të jenë ndërmjet 6 dhe 9°C, ndërsa ato të ditës ndërmjet 11 dhe 15°C.

/MeteoKosova/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *