Parashikimi i motit në Shqipëri: Ndryshimet e temperaturave sot

Ditën e hënë, Shqipëria do të përballet me kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti do të karakterizohet nga vranësira të dendura, por do të ketë edhe periudha me kthjellime gjatë mesditës dhe pasdites. Reshje shiu me intensitet mesatar priten që në orët e para të ditës, kryesisht në Ultësirën Perëndimore, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Gjatë orëve të mëngjesit, reshjet do të jenë me intensitet më të ulët në ultësirë, ndërsa në zonat malore do të shfaqen herë pas here si shtrëngata afatshkurtra. Pas mesditës, reshjet do të përqendrohen kryesisht në relievet malore lindore.

Në Alpe, parashikohen reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë kryesisht nga perëndimi me shpejtësi mesatare prej 5 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe luginave do të arrijë deri në 10 m/s.

Detet Adriatik dhe Jon do të kenë valëzim të lehtë, me forcë 1-2 ballë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *