Parashikimi i motit për fundjavë: ndryshime të papritura

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se fundjava do të karakterizohet nga mot kryesisht me vranësira, ku priten reshje shiu dhe borë e lehtë në zonat malore.

Të shtunën, sipas IHMK-së, do të mbizotërojë mot i vranët me reshje shiu të përkohshme në disa vende. Në rajonet malore, vranësirat mund të sjellin edhe reshje të lehta bore.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë midis 4 dhe 6 gradë Celsius. Era do të fryjë lehtësisht deri mesatarisht nga drejtimi veriperëndimor.

Dita e dielë parashikohet të ketë mot të ngjashëm, me vranësira dhe reshje shiu herë pas here, ndërsa në viset e larta sërish pritet borë e lehtë. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të shkojnë nga 4 deri në 7 gradë Celsius, me erë të lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *