Moti në Kosovë të mërkurën pritet të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për fjolla të lehta bore në disa zona.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -8 në -4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga -2 deri në 1 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindor me shpejtësi që varion nga 1 deri në 9 metra për sekondë.
Instituti bën thirrje për kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në trafik për shkak të ngricave, të cilat në viset malore mund të qëndrojnë gjatë gjithë ditës.

Leave a Reply