Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim, vendi do të karakterizohet nga moti kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme shiu.
Temperaturat gjatë natës pritet të bien ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës do të ngrihen në vlera që variojnë nga 8 deri në 11 gradë Celsius. Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, duke ardhur kryesisht nga jugperëndimi.

Leave a Reply