Në Kosovë, çmimet e produkteve bazë si vaji, qumështi dhe vezët po shënojnë rritje të vazhdueshme.
Përveç këtyre, është vërejtur edhe një rritje e kostos së shërbimeve të tjera. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, të cilët theksojnë se pagat e tyre janë të pamjaftueshme për të përballuar këtë valë të re të shtrenjtimit.
Në prill të këtij viti, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 3% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në shtator të 2025-s, rritja ishte 4.7%. Agjencia e Statistikave të Kosovës raporton se çmimet e mishit u rritën me 12.1% dhe ato të produkteve të qumështit, vezëve dhe djathit me 8.8%.
Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se inflacioni pritet të vazhdojë të rritet edhe në muajt e ardhshëm, duke ndikuar më tej në standardin e jetesës. Ndërkohë, përfaqësues të bizneseve ngrenë shqetësime për ndikimin e kësaj situate në operacionet e tyre, veçanërisht për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Leave a Reply