Partia e Drejtësisë planifikon të zgjasë aleancën me LDK-në

Partia e Drejtësisë ka bërë publike një deklaratë pas përfundimit të zgjedhjeve, duke riafirmuar përkushtimin e saj ndaj vlerave programore dhe bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pavarësisht se nuk arriti të sigurojë përfaqësim të drejtpërdrejtë në Kuvend, partia thekson rëndësinë e partneritetit politik dhe institucional me LDK-në. Në deklaratë, PD vlerëson frymën e respektit dhe korrektësisë gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se rezultati nuk minimizon vlerën e këtij bashkëpunimi dhe përgjegjësinë për të kontribuar në stabilitetin e institucioneve të vendit.

Partia falënderon qytetarët për mbështetjen dhe premton të vazhdojë angazhimin për forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë. Gjithashtu, PD nënvizon nevojën për maturi politike dhe dialog në sfidat politike që e presin vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *