Partia me 61 vota ka mandat për qeveri, thotë Daka

Çdo parti që siguron mbështetjen e 61 deputetëve në Kuvend ka të drejtën të propozojë kandidatin për kryeministër dhe të formojë qeverinë, ka deklaruar një zyrtare në Debat Plus.

Ajo shpjegoi se kur një parti siguron votat e nevojshme dhe informon presidenten për emrin e mandatarit të propozuar, atëherë i jepet mundësia për të krijuar qeverinë e re. Pas datës 5 nëntor, nëse një kandidat pretendon se ka mbështetjen e 61 votave, Kuvendi është i detyruar të thërrasë një seancë për votim.

Në këtë seancë duhet të votohet për formimin e qeverisë. Duke komentuar mundësinë që Albin Kurti të paraqitet sërish për formimin e qeverisë, ajo theksoi se Kurti mund të propozojë një kandidat të ri, por duhet të sigurojë dëshmi të qarta se ka mbështetjen e 61 deputetëve.

Presidentja Vjosa Osmani ka kohë deri më 5 nëntor për të vendosur nëse do të shpallë zgjedhje të reja apo do të mandatojë dikë për formimin e qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *