Partia Popullore Zvicerane (SVP) ka bërë thirrje për ndryshime në sistemin arsimor, duke theksuar rëndësinë e përqendrimit në aftësitë themelore si leximi, shkrimi dhe aritmetika.
Gjatë kuvendit të delegatëve, SVP ka shprehur shqetësim për ndikimin negativ që emigracioni ka tek performanca akademike e shkollave zvicerane, raporton albinfo.ch. Një fokus i veçantë është vendosur në kufizimin e numrit të nxënësve që flasin gjuhë të huaja në një klasë.
SVP kërkon që kjo përqindje të mos kalojë 30 për qind, pasi prania e lartë e fëmijëve me gjuhë jo zyrtare mund të pengojë cilësinë e mësimdhënies. Deputeti i SVP-së, Benjamin Fischer, thekson se kur kjo shifër kalon 20 për qind, sfidat rriten, ndërsa në 30 për qind, situata bëhet e vështirë për mësimdhënie efektive.
SVP gjithashtu propozon teste gjuhësore para fillimit të shkollës dhe ndalim të telefonave celularë gjatë orëve mësimore. Këto masa synojnë të përmirësojnë cilësinë e arsimit dhe të mbështesin rikthimin e klasave të arsimit special.
Fischer nënvizon se komunat dhe kantonet do të jenë përgjegjëse për zbatimin praktik të këtyre kufizimeve.

Leave a Reply