Pas 12 vitesh, transformimet e treshes nga “Kafeneja jonë”

Kanë kaluar 12 vite që nga transmetimi i episodit të fundit të serialit kosovar të dashur “Kafeneja jonë”, një nga prodhimet televizive më të preferuara nga shqiptarët.

Ky serial, që ka sjellë humor dhe mesazhe të jetës së përditshme, ruan ende një vend të veçantë në kujtesën e publikut, sipas Indeksonline. Sot, aktorët Fatmir Spahiu (Orhani), Donat Qosja (Naimi) dhe Fatos Kryeziu (Labinoti), të cilët bënë të paharrueshme shumë momente të serialit, shfaqen me një pamje pak të ndryshme, por vazhdojnë të jenë aktivë në skenën artistike dhe mediatike.

Megjithëse vitet kanë kaluar, “Kafeneja jonë” mbetet një pjesë e rëndësishme e kulturës popullore shqiptare. Aktorët e tij ende gëzojnë simpatinë e publikut që u rrit me batutat e tyre unike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *