Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi vendosjen e një tarife të re prej 25% për vendet që bashkëpunojnë tregtarisht me Iranin.
Megjithatë, ai nuk specifikoi se çfarë përfshin konkretisht “bërja biznes” me Iranin, duke lënë pa përgjigje pyetje të shumta mbi mekanizmin e këtyre tarifave të reja dhe cilat shtete do të ndëshkoheshin. Një pikë tjetër e paqartë është nëse tarifat do të përfshijnë vetëm mallrat apo edhe shërbimet.
Kina, si partneri më i madh tregtar i Iranit, importon më shumë se 4 miliardë dollarë produkte nga ky vend, sipas të dhënave të Observatorit të Kompleksitetit Ekonomik. SHBA ka aktualisht tarifa prej 20% për mallrat kineze, pas një konflikti të fortë tregtar që arriti kulmin me tarifa deri në 145%.
Me masat e reja, këto mund të rriten nga 45%. Irani eksporton prodhime në mbi 120 vende globalisht, ku 91% shkojnë drejt Azisë, 8% në Evropë dhe vetëm 1% në pjesën tjetër të botës.

Leave a Reply