Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur se po monitoron me kujdes procesin e rinumërimit të votave, si dhe ka vënë në dukje mospërputhjet e hasura në disa komuna të vendit.
Në deklaratën e saj për mediat, PDK nënvizon se çdo shenjë e mundshme e cenimit apo manipulimit të votës është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet demokratike që mbrohen. Partia thekson rëndësinë e trajtimit të votës së qytetarëve me respekt nga momenti i hedhjes deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve, duke theksuar se eleminimi i çdo dyshimi është në interes të të gjithë aktorëve të përfshirë – kandidatëve, institucioneve dhe qytetarëve.
PDK gjithashtu shpreh besimin e saj në konkluzionet e organeve zyrtare, duke përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe rikonfirmon përkushtimin ndaj integritetit të procesit zgjedhor dhe respektimit të votës së qytetarëve.

Leave a Reply