Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportin financiar të paaudituar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet lokale të vitit 2025, të mbajtura më 12 tetor.
Gjatë periudhës 9 qershor – 9 nëntor 2025, PDK ka gjeneruar të hyra totale prej 248,543.18 euro, ndërsa shpenzimet e fushatës kanë arritur në 272,772.06 euro, duke rezultuar në një deficit prej 24,228.88 euro. Partia ka deklaruar donacione dhe kontribute në para prej 25,780 euro, si dhe kontribute në natyrë që përfshijnë mallra dhe shërbime me vlerë 222,763.18 euro.
Nuk janë raportuar të hyra nga shteti apo anëtarësia. Shpenzimet kryesore janë bërë për shpenzime të përgjithshme, të cilat përkojnë me kontributet në natyrë.
Për reklama dhe konferenca janë shpenzuar 50,008.88 euro, kryesisht për mediat dhe rrjetet sociale. Nuk janë raportuar shpenzime për paga, transport apo blerje mallrash.
Në fund të periudhës, PDK ka raportuar para dhe ekuivalentë të parasë prej 248,991.05 euro, me detyrime që arrijnë 44,292.81 euro. Raporti është nënshkruar nga Muhamet Morina, ndërsa kryetar ishte Memli Krasniqi.
KQZ thekson se raportet janë publikuar për të rritur transparencën financiare gjatë fushatës.

Leave a Reply