Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka planifikuar të nënshkruajë sot një marrëveshje koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës në qytetin e Mitrovicës.
Ky zhvillim do të ndodhë në orën 13:00, sipas burimeve nga “Mitropol”. Ky koalicion do të mbështesë kandidaturën e Arian Tahirit për postin e kryetarit të Mitrovicës në balotazhin e 9 nëntorit.
Ai do të përballet me kandidatin e LVV-Guxo, Faton Peci. Një ditë më parë, PDK ka arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës në të njëjtin qytet.
Përveç këtyre dy subjekteve, Arian Tahiri gëzon mbështetjen edhe të Aleancës Kosova e Re dhe Partisë Demokratike Turke të Kosovës.

Leave a Reply