PDK dhe LDK arrijnë marrëveshje për koalicion në Mitrovicë

Në Mitrovicë, sot është formuar një koalicion mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ky bashkëpunim synon të mbështesë kandidaturën e Arian Tahirit në balotazh. Arian Tahiri, i cili kandidon për kryetar nga radhët e PDK-së, dhe Gëzim Plakolli, ish-kandidati i LDK-së për të njëjtin post, nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Aleancës Kosova e Re (AKR), që është partner koalicioni i PDK-së që nga 12 tetori. Ndër të pranishmit ishte edhe Safet Kamberi, ish-nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe kandidat i LDK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2017.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *