Në përfundim të numërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, një ndryshim i papritur ka ndodhur në përbërjen e Kuvendit të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka rikthyer ulësen e saj të 23-të, duke e marrë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila tani ka vetëm 14 ulëse, një më pak se më parë. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë fuqia kryesore, duke siguruar 57 ulëse pas marrjes së një ulëseje nga PDK-ja, e cila fillimisht kishte 23.
Bekim Haxhiu do të jetë përfaqësuesi i PDK-së që rikthehet në Kuvend. Ndërkohë, Fadil Hadërgjonaj i LDK-së humb vendin e tij.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6 ulëse në Kuvend. Ende mbeten për t’u numëruar votat me postë, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, të cilat mund të sjellin ndryshime të mëtejshme në përbërje.
Në zgjedhjet e shkurtit, Vetëvendosje kishte 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe AAK-ja në koalicion me Nismën.

Leave a Reply