PDK-ja përjashton koalicionin me Vetëvendosjen në Kosovë

Pas vendimit të Presidentes Vjosa Osmani për të emëruar Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së re, Partia Demokratike e Kosovës ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie, Ferat Shala, në një intervistë për Front Online, theksoi se nuk kanë pasur asnjë ide apo qëllim për koalicion me Vetëvendosjen dhe se pozicioni i partisë në këtë çështje është i qartë. Shala sqaroi se Partia Demokratike nuk synon të bashkëpunojë në ndonjë koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, duke përmendur dëmet që, sipas tij, kjo e fundit i ka shkaktuar vendit.

Ai shtoi se qeveria e Vetëvendosjes ka kontribuar në izolimin ndërkombëtar të Kosovës, ka sjellë sanksione evropiane dhe ka përkeqësuar situatën ekonomike dhe politike të vendit. Sipas Shalës, Partia Demokratike nuk do të mbështesë një qeveri të udhëhequr nga Vetëvendosje, për shkak të problemeve të shkaktuara gjatë periudhës së tyre në pushtet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *