Artan Behrami, përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës, deklaroi se partia e tij është më e bashkuar dhe e përgatitur se kurrë për zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor.
Ai theksoi se preferenca e tyre është të formojnë koalicione me forcat politike që kanë kontribuar në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, duke përmendur LDK-në, AAK-në dhe partitë e tjera shqiptare dhe jo-serbe si partnerë të mundshëm. Behrami shprehu shqetësimin e tij për vendimin e PZAP-së lidhur me votimet jashtë qendrave, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti, për keqpërdorim të mekanizmave shtetërore në Mitrovicë.
Ai bëri thirrje për vigjilencë nga qytetarët dhe aktivistët politikë për të adresuar çdo parregullsi deri në përfundimin e zgjedhjeve. Në lidhje me postin e presidentit, Behrami për RTV21 tha se rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë koalicionet dhe postet.
Ai shprehu besim se PDK do të dalë si partia kryesore dhe do të udhëheqë skenën politike pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Leave a Reply