Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë ka ruajtur pozicionin e saj kryesues me 40.37% të votave, sipas rezultateve nga Qendra Komunale e Numërimit, pas numërimit të 40% të votave për Asamblenë Komunale.
Lëvizja Vetëvendosje renditet e dyta me 22.41%, që përfaqëson një diferencë të konsiderueshme prej rreth 18%. Në listën e PDK-së, Arian Tahiri, bartësi i listës dhe kandidati për kryetar, ka marrë 4,833 vota, duke kryesuar përpara të tjerëve.
Fisnik Suma ndjek me 327 vota, ndërsa Shkëlqim Ibrahimi ka siguruar 253 vota. Majlinda Kurti, si gruaja më e votuar, ka grumbulluar 247 vota, dhe Artan Berisha renditet i pesti me 223 vota.
Vetëvendosje, që do të përballet me PDK-në në balotazh, ka vetëm 10 kandidatë me vota ‘treshifrore’. Armend Begu kryeson listën e kësaj partie me 2,683 vota, ndërsa Jeton Zeneli ka siguruar 194 vota.
Erseka Berani ka 180 vota, pasuar nga Kushtrim Zeneli me 165 vota dhe Alban Fejzullahu me 152 vota. Pjesa tjetër e kandidatëve të kësaj partie kanë vota ‘dyshifrore’.

Leave a Reply